Dy të arrestuar për blerje votash

Dy të arrestuar për blerje votash

29 tetor 2017 20:08

Sot rreth orës 16 është denoncuar se në rrugën “Maksut Sadik” në Çair, nga ana e personit të panjohur bëhet blerja e votave, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë.

Në lidhje me këtë rast, për shkak të dyshimit për vepër penale “Blerje e votave”, sipas nenit 162 të Kodit penal të Republikës së Maqedonisë, janë arrestuar dy persona, B.I. (46) dhe S.A. (24) dhe po ndërmerren të gjitha masat për ndriçimin e rastit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme