Manifestime për unitetin e Spanjës në Barcelonë Foto: Reuters

Manifestime për unitetin e Spanjës në Barcelonë

29 tetor 2017 15:40

Rreth 300 000 persona manifestuan sot në Barcelonë për bashkimin e Spanjës, dy ditë pas deklaratës së pavarësisë shpallur në Parlamentin katalanas, sipas policisë bashkiake.

Shoqëria civile katalanase, që organizon këtë manifestim, nën sloganin ”Katalonja është e ne të gjithëve”, e vlerëson pjesëmarrjen me 1.1 milionë persona.

Mijëra persona u nisën sot drejt qendrës së Barcelonës për të mbrojtur unitetin e Spanjës, të paktën 48 orë pas shpalljes së Republikës Katalanase, nga parlamenti rajonal.

Qeveria spanjolle kërkon të marrë sa më shpejt të jetë e mundur kontrollin e Katalonjës, shpallja e pavarësisë e të cilës nuk mori asnjë njohje ndërkombëtare.

Madridi njoftoi gjithashtu zhvillimin e zgjedhjeve rajonale më 21 dhjetor.

Komentet

ali pashe tepelena31/10/2017 09:55

e njejta gje ndodhi ne "vidovdanin" e milloshit, epillogu dihet, ashtu do te ndodhe edhe me spanjen.

Shto koment

Të ngjashme