Botë

Turqia feston 94-vjetorin e shpalljes së Republikës

Sot Turqia shënon 94-vjetorin e shpalljes së Republikës, ku me këtë rast drejtues të lartë të shtetit kanë vizituar mauzoleun (Anıtkabir) të Ataturkut, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka vendosur kurorë me lule në mauzoleun dhe më pas është kënduar himni kombëtar.

Presidenti Erdoğan është shprehur gjatë ceremonisë se "Shpirti që i dha jetën Republikës sonë, që kurorëzonte luftën tonë të pavarësisë me fitoren, sot po qëndron ende në këmbë ashtu si 94 vjet më parë. Rezistenca e lavdishme e cila në histori është shënuar si saga historike '15 korriku' është formësimi këtij shpirti dhe vullneti të përhapur në të gjithë sipërfaqen e vendit."

Më pas Erdoğan në librin e shënimeve në mauzoleun ka shkruar: "I dashur Ataturk, ne me një entuziazëm të thellë po festojmë 94-vjetorin e Republikës së shtetit tonë të fundit të cilin e kemi duke paguar një çmim të rëndë. Republika e Turqisë të cilën ju na e keni lënë amanet është e mbushur plot me sakrifica në çdo fazë të saj dhe është një vepër e një lufte të ashpër. Lufta jonë e Pavarësisë e kurorëzuar me fitore dhe e cila i jep jetë Republikës sonë qëndron ende në këmbë ashtu sikurse 94 vite më parë. Rezistenca e lavdishme e cila në histori është shënuar si saga historike '15 korriku' është formësimi këtij shpirti dhe vullneti të përhapur në të gjithë sipërfaqen e vendit. Teksa festojmë 94-vjetorin e themelimit të Republikës sonë përkujtojmë me nder kryesisht ju dhe shokët tuaj të luftës si dhe të gjithë veteranët tanë, si dhe urojmë që mëshira e Allahut të jetë mbi dëshmorët tanë. Gëzuar Ditën e Republikës."

Pas ceremonisë, kanë vazhduar aktivitete të tjera, ku mauzoleu është i hapur për vizita edhe për qytetarët.

Çdo vit, Turqia shënon më 29 tetor Ditën e Republikës, pasi në vitin 1923 u shpall Republika e Turqisë.