Belgjika ia hap dyert Puigdemontit: I mundshëm azili politik

Belgjika ia hap dyert Puigdemontit: I mundshëm azili politik

29 tetor 2017 14:47

Dhënia e azilit politik për liderin katalunjas Carles Puigdemont në Belgjikë nuk do të ishte joreal po qe se do ta kërkonte këtë, transmeton Koha.net.

Kështu ka deklaruar ministri belg i Migracionit Theo Francken.

“Kjo nuk do të ishte jo realiste, po qe se e vëreni situatën. Ata tashmë po flasin për dënimin me burg”, ka thënë Francken për televizionin belg VTM, përcjell Reuters

Francken, anëtar i partisë flamane ultra nacionaliste N-VA ka theksuar se çështje është sa do të i drejtë gjykimi i Puigdemontit.

Marrëdhëniet ndërmjet Belgjikës e Spanjës janë ftohur për shkak të situatës së ngjashme në vitet e ’90 –ta e 2000 kur Belgjika refuzoi të ekstradonte një çift spanjoll për gjoja lidhjet e tij me grupin militant bask ETA.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme