Trump thotë se do të publikohen pothuajse të gjitha dosjet për vrasjen Kennedy

Trump thotë se do të publikohen pothuajse të gjitha dosjet për vrasjen Kennedy

29 tetor 2017 11:16

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se pas “konsultimeve precize” me ekipin e tij të sigurisë dhe me agjencitë e tjera, ai do ta lejojë publikimin e pothuajse të gjitha dosjeve të ndërlidhura me vrasjen e presidentit, John F. Kennedy, në vitin 1963.

Në një varg të postimeve në rrjetin Twitter gjatë ditës së djeshme, Trump ka shkruar se synon “të ndalë çfarëdo dhe të gjitha teoritë e konspiracionit”.

“Do t’i lirojë të gjitha dosjet JFK, përveç emrave dhe adresave të çfarëdo personi që mund të përmendet, e i cili është ende gjallë”, ka shkruar Trump.

Para tri ditësh, Trump i ka liruar afro 3 mijë dokumente për këtë vrasje, që deri tash mbaheshin sekrete.

Në këtë mënyrë ai e respektoi afatin, i cili ishte caktuar para 25 viteve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme