Qyteti katalonjas i pavarësuar nga Spanja

Qyteti katalonjas i pavarësuar nga Spanja

29 tetor 2017 09:45

Policia spanjolle ndërmerr masa energjike në disa pjesë të Katalonjës, në përpjekje për ta frenuar referendumin e pavarësisë më 1 tetor, duke tundur shkopin, shkrepur plumba gome dhe i mbyllur qendrat e votimit.

Por në Llivia, sheshi i vogël me gur kalldrëmi në qendër të qytetit është i mbushur me turma qytetarësh që festojnë, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Atmosfera ishte aq festive sa që Rosario Cortizo (67), e cila e udhëheqë një restorant dhe një hostel bashkë me bashkëshortin, vendosi të përgatisë mish grilli për votuesit.

“Po e prisnim këtë ditë për një kohë goxha të gjatë”, thotë Cortizo e kënaqur.. Atë ditë, populli i Katalonjës po votonte nëse të jetë apo jo pjesë e Spanjës. Ama për Llivian, një vend i vogël buzë kodrinës së Pirinejeve, një vendim i tillë i rëndësishëm ishte marrë shekuj më parë.

Llivia tanimë është e ndarë nga Spanja fizikisht: Komuna prej rreth tetë kilometrash katrorë përbën një anomali gjeografike që rezulton nga një privilegj i garantuar prej Traktatit të Pirinejeve të vitit 1959, që i dha fund më se dy dekadash luftime ndërmjet Spanjës dhe Francës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme