Turqia arrestoi 49 shtetas të huaj nën dyshimin për lidhje me SHI-në

Turqia arrestoi 49 shtetas të huaj nën dyshimin për lidhje me SHI-në

28 tetor 2017 17:01

Policia turke arrestoi 49 shtetas të huaj në kryeqytetin Ankara për lidhje të dyshuara me grupin xhihadist Shteti Islamik.

Të mërkurën policia kumtoi se për arsye të ngjashme ka arrestuar 62 persona në Stamboll, mes të cilëve ka edhe 58 të huaj.

Në të dyja rastet nuk zbulohet identiteti i të arrestuarve, transmeton kp.

Sipas Drejtorisë për luftë kundër terrorizimit, disa nga të arrestuarit kanë planifikuar të kryejnë sulm në Ankara gjatë shënimit të nesërm të Ditës së Republikës.

SHI është akuzuar për një sërë sulmesh në Turqi në 2015 dhe 2016, në të cilat vdiqën qindra njerëz.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme