Botë

Në Irak zbulohet një varrezë me trupat e 50 ushtarëve e policëve

Në Kirkuk të Irakut është zbuluar një varrezë masive me mbetjet e 50 ushtarëve dhe policëve.

Sipas deklaratës së rrjetit mediatik pranë Ministrisë së Mbrojtjes të Irakut, supozohet se ata janë vrarë nga pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Më tej theksohet se zona e fshatit el-Bekare në Kirkuk është zbuluar një varrezë masive dhe se në vijim është eks-humimi i eshtrave.

Kirkuk është një qytet me statusin e pazgjidhur administrativ që nga pushtimi amerikan i Irakut, ndërsa në arenë të krizës së re të sigurisë dhe politike u shndërrua pasi Administrata rajonale kurde në veri të Irakut më 25 shtator mbajti referendumin e paligjshëm për pavarësi.

Forcat irakiane, ndër të tjera, kanë vënë kontrollin mbi disa vende në Kirkuk dhe mbi kompanitë e naftës, bazat ushtarake, rafineritë dhe aeroportin e qytetit irakian.

Forcat Peshmerga, besnike të Partisë së Unionit të Patriotëve Kurdë, u tërhoqën nga pjesa jugore e Kirkukut, ndërsa policia dhe ushtria irakiane ka marrë kontrollin e këtij rajoni duke hequr flajmut e Administratës Rajonale Kurde nga ndërtesat.