Puigdemont bën thirrje për të kundërshtuar Madridin

Puigdemont bën thirrje për të kundërshtuar Madridin

28 tetor 2017 15:03

Qeveria e Spanjës e ka marrë kontrollin direkt të Katalonjës dhe e ka shkarkuar qeverinë e saj separatiste.

Presidenti i Katalonjës Carles Puigdemont, bëri thirrje sot për një “opozitë demokratike” ndaj marrjes në pushtet nga Madridi, pas shpalljes së pavarësisë.

Siç raporton Reuters, Puigdemont ka thënë se vetëm në këtë mënyrë mund të mbrojnë vendin e tyre, transmeton Koha.net.

“Është e qartë që forma më e mirë e mbrojtjes së fitimeve të bëra deri tani është opozita demokratike ndaj nenit 155”, tha ai shkurt për media.

Ndërkaq presidenti i Spanjës, Mariano Rajoy, ka folur në lidhje me marrjen e kontrollit direkt të Katalonjës.

“E kam shpërndarë parlamentin e Katalonjës dhe kam shpallur zgjedhje për 21 dhjetor në këtë rajon. Një ditë më parë, presidenti i Katalonjës e kishte rastin e fundit për ta kthyer gjendjen legale dhe t’i thërras zgjedhjet. Kjo ishte ajo që shumica e madhe e popullit në Katalonjë e kishin kërkuar. Ai nuk donte ta bënte këtë. Prandaj, qeveria e Spanjës do të ndërmerr masa për ripërtëritjen e ligjshmërisë”, tha Rajoy, i cili tash e merr edhe përgjegjësinë që e kishte presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme