Publikohen dosjet e para sekrete rreth vrasjes së Kennedyt

Publikohen dosjet e para sekrete rreth vrasjes së Kennedyt

28 tetor 2017 13:50

Rreth 3 mijë dokumente sekrete lidhur me vrasjen e presidentit amerikan John F Kennedy janë publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Disa prej këtyre dokumenteve zbulojnë se policia e Dallasit ka mundur të parandalojë vrasjen e Lee Harvey Oswaldit, vrasësit të presidentit Kennedy.

FBI-ja ishte paralajmëruar për vrasjen e mundshme të Oswaldit, pasi kishte marrë një telefonatë nga një anëtarë i “komitetit” që ishte planifikuar vrasjen e tij.

Më 24 nëntor të vitit 1963, në ditën kur ishte vrarë Oswaldi, shefi i FBI-së J Edgar Hoover kishte thënë se një ditë më herët kishin pranuar një telefonatë paralajmëruese, derisa agjencia kishte urdhëruar policinë e Dallasit që ta mbrojë vrasësin e presidentit, transmeton Koha.net.

Në vend të mbrojtjes së tij, policia doli para turmës dhe mediave duke e mbajtur të prangosur Oswaldin, i cili ato momente u vra nga Jack Ruby, pronari i një klubi të natës.

“Nuk ka detaje tjera rreth Oswaldit përveç se është i vdekur. Mbrëmë morëm një thirrje në zyrën tonë në Dallas nga një burrë me tonë të ulët dhe tha se ishte anëtar i komitetit të organizuar për vrasjen e Oswaldit”, kishte thënë Hoover më 24 nëntor.

“E kemi njoftuar shefin e policisë dhe ai na ka siguruar se Oswaldi do të kishte mbrojtje të mjaftueshme. Sot telefonuam përsëri shefin e policisë dhe e paralajmëruam për sigurinë dhe ai përsëri na tha se ka mbrojtje të duhur për të”, kishte thënë më tej ai. “Ama, kjo nuk ndodhi”.

Oswaldi në momentin e vrasjes po transferohej në Burgun e Dallas Countyt, në të cilin Ruby, vrasësi i tij, kishte pohuar se kishte lidhje me grupet brenda burgut.

Image
Momenti i vrasjes së Oswaldit, vrasësit të Kennedyt

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme