Maqedonia sot në heshtje, nesër rundi i dytë për zgjedhje lokale

Maqedonia sot në heshtje, nesër rundi i dytë për zgjedhje lokale

28 tetor 2017 10:41

Në mesnatë përfundoi fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë që do të mbahen nesër, më 29 tetor.

Një ditë para zgjedhjeve, të drejtën e tyre për votim mund ta realizojnë personat në institucionet ndëshkuese-përmirësuese, personat në institucionet ndëshkuese-përmirësuese dhe persona të cilët janë në paraburgim, personat e zhvendosur brenda vendit, si dhe të sëmurët dhe të pafuqishmit, të cilët e kanë kërkuar këtë në komisionet komunale zgjedhore.

Do të votojnë 939 persona në 13 institucione ndëshkuese-përmirësuese, 1.435 persona të sëmurë, personat e pafuqishëm dhe personat që janë në paraburgim shtëpiak si dhe tetë votues të cilët rezultojnë si të zhvendosur në brendësi, raporton AA.

Personat e zhvendosur brenda vendit votojnë në shtëpitë kolektive dhe qendra për pranim, ku janë vendosur, personat e sëmurë dhe të pafuqishmit në shtëpitë e tyre, ndërsa votuesit të cilët në ditën e votimit gjenden në vuajtjen e masës së paraburgimit shtëpiak, votojnë në vendin ku e vuajnë masën e paraburgimit shtëpiak.

Votimi fillon në orën 7 dhe zgjat deri në orën 19. Rundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahen në 35 komuna, në 1.517 vendvotime ku të drejtë vote kanë 833.710 qytetarë.

Në komunat e Shkupit: Çair, Saraj, Butel, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shuto Orizarë të drejtë vote kanë 260.194 qytetarë, të cilët do të votojnë në 387 vendvotime.

Në 29 komunat e tjera në Maqedoni në raundin e dytë mund të votojnë 573.616 qytetarë në 1.130 vendvotime.

Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 15 tetor kur u zgjodhën kryetari i Qytetit të Shkupit, kryetarët në 45 komuna dhe këshillat në Qytetin e Shkupit dhe të gjithë komunat.

Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni. Të parat u mbajtën në vitin 1990, pastaj në vitin 1996, në vitin 2000, në vitin 2005, në vitin 2009 dhe të fundit në vitin 2013.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme