Dyshimet flasin se këngëtari Bakayev është vrarë

Dyshimet flasin se këngëtari Bakayev është vrarë

28 tetor 2017 10:33

Grupi për të drejtat e njeriut në Rusi, Memorial, ka shprehur “shqetësime serioze” se ylli i pop muzikës, Zelimkhan Bakayev, 26 vjeçar, i cili është zhdukur derisa sa shkonte në shtëpinë e tij në Çeçeni, mund të jetë vrarë në goditjen kundër homoseksualëve në këtë rajon të Rusisë, ka raportuar mbrëmë agjencia AFP.

Ky raport u bë një javë pasi faqja e homoseksualëve në Internet, Newnownext.com, e ka cituar një aktivist homoseksual çeçen që ka thënë se këngëtari Bakayev, ishte arrestuar dhe torturuar deeri në vdekje nga autoritetet, disa orë pasi kishte arritur nga Moska në Grozni, për të marrë pjesë në martesën e motrës së tij në muajin gusht të këtij viti.

“Kur një person zhduket dhe forca policore refuzon të zhvilloj hetime për zhdukjen e tij, atëherë ne kemi shqetësime serioze për jetën e atij personi”, i tha agjencisë AFP, Oleg Orlov, nga Memoriali, që është grupi më i vjetër për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Rusi.

Orlov tha se nëna e këngëtarit Bakayev u ka bërë thirrje autoriteteve të Çeçenisë të zhvillojnë hetime për zhdukjen e djalit të saj, por asnjë hetim nuk është hapur.

“Gjatë dy muajve të kaluar, komuniteti ndërkombëtar ka shpresuar se thashethemat për vdekjen e këngëtarit ishin vetëm thashetheme”, ka thënë Shawn Gaylor, nga grupi, Human Rights First.

“Por derisa ne vazhdojmë t’i ngrisim shqetësimet te Departamenti amerikan i shtetit, kjo shpresë është shuar dh tash ne jemi të detyruar të konkludojmë se ai ishte marrë tragjikisht në këtë pastrim kundër homoseksualëve dhe për shkak të kësaj e ka humbur jetën”, tha Shawn Gaylor.

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, që mbështetet nga presidenca e Rusisë, raportet për torturë dhe vrasje të homoseksualëve gjatë goditjes së policisë i ka quajtur “gënjeshtra”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme