Gjermania nuk e njeh pavarësinë e Katalonjës Foto: Reuters

Gjermania nuk e njeh pavarësinë e Katalonjës

27 tetor 2017 18:52

Gjermania mbështet qeverinë spanjolle dhe nuk do ta njohë pavarësinë të cilën sot pasdite e shpalli parlamenti katalonas, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.

Sipas tij, Berlini po përcjell me shqetësim eskalimin e situatës në Spanjë, duke përmendur se shpallja e njëanshme e pavarësisë “shkel parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial të Spanjës”, transmeton Reuters.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme