Botë

Tusk thotë se BE-ja do të bashkëpunojë vetëm me Madridin

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, deklaroi sot pas shpalljes së pavarësisë së Katalonjës, se asgjë nuk ka ndryshuar dhe ka porositur se BE-ja do të bashkëpunojë vetëm me qeverinë qendrore në Madrid.

“Për BE-në nuk ndryshon asgjë. Spanja mbetet bashkëbiseduesi ynë i vetëm”, ka shkruar Tusk në Twitter.