Tensione në Senatin spanjoll: “Kombi bask ekziston! Nuk ekziston! Ekziston!”

Tensione në Senatin spanjoll: “Kombi bask ekziston! Nuk ekziston! Ekziston!”

27 tetor 2017 15:28

Në Senatin spanjoll po vazhdon debati për konfirmimin zbatimit të nenit 155 të Kushtetutës me të cilin Madridi do ta merrte kontrollin ndaj Katalunjës.

Situata u tensionua shumë kur fjalën e mori senatori Jockin Bildarac, transmeton Koha.net

Gazeta spanjolle “el pais” njofton se Bildarac, i cili është zëdhënës i Partisë Kombëtare baske (PNV), ka thënë se "kombi bask ekziston".

Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar senatorët e Partisë populloret të kryeministrit spanjoll Marian Rahoyi të cilët filluan të bërtisnin "Nuk ekziston!", e atyre Bildarac ua kthente "Po, ekziston!".

"Pais" shton se dueli verbal vazhdoi me parulla e duartrokitje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme