Rritet numri i miliarderëve në botë, prin Azia

Rritet numri i miliarderëve në botë, prin Azia

27 tetor 2017 11:29

Niveli i pasurisë së miliarderëve ka regjistruar rritje në vitin 2016 falë edhe performacës së mirë në Azi, sipas një studimi të publikuar sot nga banka zvicerane UBS dhe kabineti i auditit dhe këshillimit PWC.

Vitin e kaluar, pasuria e miliarderëve u rrit me 17 për qind duke arritur 6 000 miliardë dollarë (5 095 miliardë euro) pas një rënie në vitin 2015, njoftoi banka në një komunikatë.

Kjo rritje shpjegohet kryesisht me rritjen e pasurive në Azi ku një miliarder i ri shfaqet, mesatarisht, çdo dy ditë, sipas këtij studimi.

Niveli i tyre i pasurisë u rrit me rreth një të tretën vitin e kaluar, në 2 000 miliardë dollarë, kanë vlerësuar autorët e këtij studimi duke raportuar ekzistencën e 637 miliarderëve në Azi.

Megjithatë, përqëndrimi i pasurisë për momentin mbetet më i lartë në SHBA, ku pasuria e kombinuar e 563 miliarderëve arriti në 2 800 miliardë vitin e kaluar (kundrejt 2 400 miliardë në vitin 2015).

Me këto ritme, niveli i pasurisë së miliarderëve aziatike mund të tejkalojë atë të homologëve amerikanë për katër vite, sipas këtij studimi.

Që prej krizës financiare, Azia është shndërruar në një levë për rritjen e bankave private, që kanë grumbulluar në këtë kontinent gjithë gamën e tyre të shërbimeve për të kapitalizuar nga kjo klasë e re të pasurish që është në rritje.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme