Trump dosjen për lidhjet e tij  me Rusinë e quan të rreme

Trump dosjen për lidhjet e tij me Rusinë e quan të rreme

26 tetor 2017 13:44

Uashington , 26 tetor – Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur poshtë dje një “dosje të rreme”, sipas tij, të akuzave që kanë shpërthyer pas raportimit të medias se informacioni që fshihet në këtë dokument ishte financuar nga Partia Demokratike dhe fushata e Hillary Clinton.

“Ky është një turp, një raport shumë i trishtuar mbi politikën në vend”, tha Trump.

”Një avokat që përfaqësonte fushatën e Clinton dhe të partisë punësoi në prill një kompani hulumtimi me seli në Uashington, që përpiloi dosjen mbi lidhjet e dyshuara të Trump me Rusinë dhe koordinimin e mundshëm mes fushatës së tij dhe Rusisë”, raportoi e përditshmja amerikane “Washington Post”.

Kompania e shërbimeve sekrete ”Fusion GPS” i dorëzoi avokatit raportet e shkruara nga ish-oficeri britanik, Christopher Steele, por raporti nuk ishte i qartë në lidhje me sasinë e informacioneve që ishin shkëmbyer gjatë fushatës.

Ish-zëdhënësi i Clinton, Brian Fallon tha se nuk ishte informuar për dosjen deri në momentin që përfunduan zgjedhjet , në të kundërt ai do të kishte reaguar ndaj këtij informacioni.

Media amerikane online “ BuzzFeed “ publikoi dokumentin e hulumtimeve të opozitës, ku tregoheshin disa nga akuzat më të rënda kundër Trumpit, në janar.

Trump i hodhi poshtë këto akuza në një kohë kur mediat nuk ishin në gjendje t’i konfirmonin ato.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme