Sot mbahet takimi i Këshillit NATO-Rusi

Sot mbahet takimi i Këshillit NATO-Rusi

26 tetor 2017 12:49

Këshilli i përbashkët NATO-Rusi do të takohet sot, për herë të tretë këtë vit, për të diskutuar konfliktet në Ukrainë dhe Afganistan.

Ambasadorët e NATO-s dhe i dërguari i Rusisë, Aleksanr Grushko, do të mblidhen në selinë e aleancës në Bruksel.

Marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Moskës janë tensionuar rëndë prejse Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe vazhdon të mbështesë politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht separatistët në lindje Ukrainës.

Moska e mohon ndërhyrjen në çështjet e brendshme të Ukrainës, por sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë në muajin korrik se Rusia i ka mijëra trupa në Ukrainë.

Këshilli NATO-Rusi është një forum që synon të parandalojë përshkallëzimin e tensioneve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme