Trump: Xi mund të quhet edhe mbret i Kinës

Trump: Xi mund të quhet edhe mbret i Kinës

26 tetor 2017 08:19

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka përgëzuar kreun kinez Xi Jinping për "ngritjen e tij të jashtëzakonshme" pas kongresit të Partisë Komuniste të kësaj jave.

Trump e vlerësoi lartë Xi në një intervistë televizive në SHBA, dhe tha se disa mund ta quanin mbret të Kinës.

Emri dhe doktrina e Xi, janë shkruar në kushtetutën e partisë.

Të dy udhëheqësit do të takohen në një vizitë shtetërore në Kinë muajin e ardhshëm, ndërsa takimi i tyre i parë ishte në samitin e G20 në korrik..

Dyshja kishte diskutuar për Korenë e Veriut dhe tregtinë ka njoftuar Trump në twitter, derisa ka treguar se ka biseduar me Xi përmes telefonit, ku edhe e ka uruar për postin.

Disa orë më vonë, edhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un e ka përgëzuar Xi-në.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme