Trumpit i hedhin flamuj rusë për “lidhjet” e tij me Kremlinin Foto: Reuters

Trumpit i hedhin flamuj rusë për “lidhjet” e tij me Kremlinin

25 tetor 2017 11:10

Ish-Presidenti amerikan, George Bush, u gjuajt me këpucë nga një irakian vite më parë në formë proteste për veprimet e SHBA-së.

President i SHBA-së tashmë është një tjetër, pikërisht Donald Trump, rrjedhimisht zona e interesit global si dhe sendet që i hidhen kundër janë të tjera. Jo aq të rrezikshme sa këpucët, por nuk ka dyshim që hedhja e flamujve rusë ndaj Presidentit Trump është shumë më domethënëse.

Image

Një person i identifikuar si Brian Clayton ishte ai që gjuajti Presidentin amerikan me simbolin rus, duke e quajtur Trumpin tradhtar. Protestuesi i vetmuar u arrestua, ndërsa Trump vazhdoi rrugën e tij drejt senatorëve që e prisnin për të folur për taksat, shkruan Tch.

Megjithëse prej disa javësh Trump ka krijuar debate të reja duke lënë disi në hije çështjen e Rusisë, zor se kjo e fundit do të harrohet kaq shpejt.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme