Rusia vendos veton për rezolutën për armët kimike në Siri

Rusia vendos veton për rezolutën për armët kimike në Siri

24 tetor 2017 23:31

Rusia vendosi sot veton për një projektrezolutë të paraqitur nga SHBA-të në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që parashikon zgjatjen me një vit të një hetimi mbi përdorimin e armëve kimike në Siri.

Është hera e nëntë që Moska përdor të drejtën e vetos për të mbrojtur aleatin sirian.

Rusia është shprehur kundër rinovimit të mandatit të ekspertëve të OKB-së dhe OIAC (Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike) ngarkuar për të hetuar përdorimin armëve kimike në Siri. Ai përfundon më 18 nëntor.

Këta ekspertë pritet të dorëzojnë të enjten në Këshillin e Sigurimit një raport mbi sulmin me gaz sarin të 4 prillit në Khan Cheikhoun, në veri të Sirisë, që ka vrarë më shumë se 80 persona, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë.

Pas vetos, ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley ka akuzuar Moskën se ka përkrahur edhe njëherë diktatorët dhe terroristët që përdorin këto armë.

“Rusia ka treguar edhe njëherë se do të bëjë gjithçka që është e mundur për të garantuar që regjimi barbar i presidentit sirian, Bachar al-Assad të mos paguajë kurrë pasojat për përdorimin e vazhdueshëm të armëve kimike”, shtoi ajo.

Kina dhe Kazakistani kanë abstenuar, Bolivia ka votuar kundër rinovimit dhe 11 vende kanë votuar pro shtyrjes së mandatit të komisionit të hetimit, quajtur “Joint Investigative Mechanism”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme