Botë

Kurz pritet të formojë qeveri me të djathtën ekstreme

Udhëheqësi konservator austriak i ngarkuar për formimin e qeverisë së re, Sebastian Kurz, i cili fitoi zgjedhjet e këtij muaji, tha se kishte ftuar Partinë e Lirisë ekstreme të djathtë (FPO) për të bërë koalicion, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media në selinë e partisë së tij, kreu i Partisë Popullore Austriake (OVP) tha se ai nuk kishte marrë sinjale pozitive nga Partia Social Demokrate (SPO) e Christian Kern-it.

Kurz tha se bisedimet për koalicion do të fillojnë së shpejti me FPO-në, parti e cila ka zhvilluar një fushatë për kufizimet e emigracionit dhe ka qenë në qendër të vëmendjes për deklaratat anti-islame.