Thirrja e Sobchak për lirimin e të burgosurve politikë në Rusi

Thirrja e Sobchak për lirimin e të burgosurve politikë në Rusi

24 tetor 2017 20:21

Gazetarja socialiste dhe opozitare ruse, Ksenia Sobchak, u ka bërë thirrje autoriteteve ruse të lirojnë të gjithë të burgosurit politikë gjatë konferencës së saj të parë për shtyp, pas njoftimit se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale në mars të vitit 2018.

Sobchak, tha se fushata presidenciale për të cilën ajo njoftoi javën e kaluar nën sloganin "Unë jam kundër të gjithëve", do t'i jepte zë elektoratit rus të pakënaqur me udheheqësinë e vendit nën presidentin Vladimir Putin.

"Unë nuk jam politikane profesioniste", tha ajo. "Unë besoj se është e rëndësishme që zëri i gjeneratës sime të dëgjohet në këto zgjedhje", shtoi Sobchak.

Nëse regjistrohet për zgjedhje, Sobchak, mund të konkurrojë kundër Putinit, i cili ende nuk ka njoftuar për kandidaturën e tij.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme