Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katalonasit kërcënojnë me “mosbindje civile masive”

Partia e ekstremit të majtë katalanas CUP premtoi sot se do të organizojë një fushatë për “mosbindje civile masive” nëse qeveria qëndrore merr kontrollin e rajonit siç po kërcënon të ndërmarrë në fund të javës.

Sipas Kandidatura e unitetit popullor (CUP), aleati-kyç i koalicionit të presidentit separatist katalanas, Carles Puigdemont, ky vendim i Madridit është agresioni më i madh kundër Katalonjës që prej diktaturës së Francisco Franco (1939-1975), i cili i hoqi të drejtën e autonomisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të shtunën, Këshilli i ministrave vendosi për të aktivizuar zbatimin e nenit 155 të Kushtetutës që pritet ende të autorizohet nga Senati, për të vënë në zbatim masa drastike që synojnë për të rimarrë kontrollin e rajonit. Ekzekutivi katalanas do të shkarkohej, Parlamenti dhe mediat publike do të viheshin nën tutelë.

Ky agresion do të marrë një përgjigje, paralajmëroi CUP, që njoftoi një përgjigje në formën e mosbindjes masive nga ana e qytetarëve.