Botë

Kryeministri konservator japonez Abe regjistroi sot një fitore të gjerë

Descriptive Text

Kryeministri konservator japonez regjistroi sot një fitore të gjerë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas sondazheve paraprake, duke fituar në këtë mënyrë bastin e tij për të siguruar një mandat të ri në krye të ekonomisë së tretë botërore, në sfondin e kërcënimeve koreano-veriore.

Koalicioni i formuar nga partia liberal-demokrate (PLD, e djathta) e Abe dhe partia Komeito (qendra-e djathtë) është një hap drejt fitores së 311 vendeve nga 465 të Dhomës së Ulët, sinonim i një shumice me dy të tretat, sipas vlerësimeve të stacionit privat TBS, e bazuar në sondazhet pas daljes nga qendrat e votimit të transmetuara pas orës 20:00 (11:00 GMT).

Në pushtet prej fundit të 2012, pas një mandati të parë të dështuar në 2006-2007, Abe 63 vjeç mund të qëndrojë në këtë mënyrë në krye të pushtetit deri në 2021, dhe për të arritur rekondin e jetëgjatësisë së një kryeministri japonez.

Para këtyre zgjedhjeve, koalicioni i tij qeveritar zotëronte 318 vende në Dhomën e Ulët të Parlamentit, por skandale të përsëritura kanë prishur imazhin e tij dhe rrezikuar humbjen gjatë legjislativeve fillimisht të parashikuara brenda vitit.