Botë

Ishulli sekret sovjetik i “antraksit”

Descriptive Text

Në kufirin ndërmjet Kazakistanit e Uzbekistanit, rrethuar nga kilometra të tërë shkretëtirë toksike, shtrihet një ishull. Apo të paktën, ajo që dikur kishte qenë një ishull.

Vozrozhdeniya njëherë e një kohë ishte një fshat aktiv peshkimi me laguna kristal të kaltra, atëherë kur Deti Aral ishte i katërti më i madh në botë dhe i mbushur plot me peshq. Mirëpo, pas viteve të tëra abuzim prej sovjetikëve, ujërat u shteruan dhe deti u shndërrua në pluhur; lumenjtë që e ushqenin u devijuan për t’i vaditur fushat e pambukut, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sot një shtresë rëre e njelmët, e mbushur me pesticide kancerogjene, është e gjitha që ka mbetur prej kësaj oaze antike. Ky është vendi ku përqendrimi i merkurit është gjithnjë në nivel të lartë në tokën e njelmët dhe ku të vetmet shenja të jetës janë skeletet e drunjve të tharë që u bëjnë hije anijeve gjigante tanimë të mykura.

Dikur Vozrozhdeniya kishte përpirë një pjesë aq të madhe toke sa që qe bymyer deri në dhjetëfishin e madhësisë fillestare, dhe lidhet me qendrën e një gadishulli. Mirëpo, falë një projekti sovjetik, ky tani është një prej vendeve më vdekjeprurëse në planet... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.