Arrestohet një i dyshuar për sulmin në Munih Foto: Reuters

Arrestohet një i dyshuar për sulmin në Munih

21 tetor 2017 16:25

Policia gjermane ka arrestuar një person të dyshuar për sulme me thikë në Munih.

Sipas mediave botërore, policia ende nuk mund të konfirmojë nëse ai është autori që plagosi pesë persona.

Hubertus Andre nga policia e Munihut, tha në një konferencën për media se personi i dyshuar ka probleme mentale shëndetësore dhe se nuk bëhet fjalë për motive fetare ose terroriste, transmeton kp. 

Ndryshe, personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme