Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

74 të vdekur pas një sulmi të dyfishtë në Damask

Të paktën 74 shtetas irakianë u vranë dje gjatë sulmit të dyfishtë që goditi Damaskun, njoftoi Ministria irakiane e Punëve të Jashtme.

“Shifrat flasin për 74 të vdekur dhe rreth 100 të plagosur”, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme irakiane, shkruan KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai shtoi se bombat kishin si objektiv autobusë që transportonin pelegrinë, ndërsa Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH) raportoi edhe praninë e një kamikazi.

Deklarata irakiane akuzon grupet ekstremiste sunite për këtë sulm.