Botë

Spanja sot vendosë sundim të drejtpërdrejtë mbi Katalonjën

Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy sot pritet të takohet me kabinetin e tij për të vendosur sundim të drejtpërdrejtë mbi Katalonjën.

Qeveria spanjolle thotë se referendumi i mbajtur gati 3 javë më parë ka qenë i paligjshëm, ndërkohë lideri katalanas Carles Puigdemont, thotë se i është dhënë edhe një mandat për të shpallur pavarësinë, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Qeveria qendrore, me këtë rast po përgatitet të marrë pushtetin.

Do të filloj me nenin 155 të kushtetutës, e cila lejon që Spanja të marrë sundimin e drejtpërdrejtë mbi një krizë.

Masat tjera mund të përfshijnë edhe marrjen nën kontroll të forcave rajonale të policisë së Katalonjës.

Megjithatë neni 155 nuk i jep pushtet Spanjës që të pezullojë plotësisht autonominë.