Botë

Së paku 30 besimtarë shiit vdesin pas sulmit me bombë në një xhami në Kabul

Së paku 30 persona kanë mbetur të vdekur pas një sulmi vetëvrasës me bombë në një xhami në kryeqytetin afgan, Kabul.

Lajmin e bëjnë me dije zyrtarët nga atje, derisa një dëshmitar i ka thënë BBC-së se ajo çfarë ka parë në xhaminë Imam Zaman në perëndim të qytetit ngjante si “një vijë e parë e frontit”.

Shpërthimi ndodhi derisa besimtarët po mblidheshin për namazin e së premtes. I ashtuquajturi Shtet Islamik (IS) ka shënjestruar xhamitë Shiit nëpër Afganistan.

Në gusht, më shumë se 20 vetë u vranë në një sulm me bombë kundër besimtarëve në Kabul.