Botë

Ftesë katalunjasve për tërheqjen të parave nga bankat

Descriptive Text

Lëvizjet separatiste katalanase u bënë thirrje dje mbështetësve për të reaguar duke tërhequr paratë e tyre nga bankat, pasi Spanja ka vendosur të pezullojë autonominë e rajonit.

Asambleja Kombëtare Katalanase (ANC) dhe organizata ”Omnium Cultural” u bënë thirrje mbështetësve të tyre nëpërmjet rrjetit social “ Twitter” duke u thënë atyre të synojnë sot pesë bankat më të mëdha të vendit.

“Mos harroni, se janë paratë tuaja!”, shkroi ”Omnium Cultural” në Twitter.

Përveç mbështetjes së pavarësisë, lëvizja ka për qëllim të protestojë kundër burgosjes së liderëve të dy lëvizjeve, Jordi Sanchez (ANC) dhe Jordi Cuixart (Omnium), si dhe braktisjes së Katalonjës nga bizneset.

Sanchez dhe Cuixart u arrestuan të hënën me akuzat për nxitje të kryengritjeve.

Konflikti mes Barcelonës dhe Madridit u përkeqësua dje, pas deklaratës së qeverisë spanjolle se do të ndërmerrte procedura për pezullimin e autonomisë së Katalonjës pasi presidenti katalanas, Carles Puigdemon refuzoi të pranonte vendimin e pavarësisë.

Masat do të miratohen nesër në mbledhjen e kabinetit .