Përzierjen ruse në zgjedhje, Haley e quan luftë

Përzierjen ruse në zgjedhje, Haley e quan luftë

20 tetor 2017 09:00

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara ka sulmuar përpjekjet ruse për të shkaktuar kaos në zgjedhje në mbarë botën.

Nikky Haley bëri një devijim nga Donald Trump, i cili relativizon ndikimin rus në politikën amerikane, transmeton Koha.net.

Ajo përzierjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane e ka quajtur “luftë” dhe kështu ka bërë një devijim nga presidenti i vet Trump.

Haley, në konferencën mikpritës i të cilës ishte instituti "George W. Bush" sulmoi përpjekjet ruse për të “krijuar kaos” me zgjedhje nëpër gjithë botën.

"Rusët, Zoti i bekoftë, pyeten pse ‘amerikanët janë rreshtuar si antirusë dhe pse janë ato sanksione'. E po mos na u përzieni në zgjedhje dhe nuk do të jemi antirusë. Kur një vend përzihet në zgjedhjet e vendit tjetër, kjo është luftë", citon aljazeera të ketë thënë ajo.

Deklaratat e saj u përkrahen nga ish- zyrtarë qeveritarë te të dy palëve e edhe nga ish-presidenti George W. Bush.

"Amerika ka provuar pandërprerë përpjekjet e fuqisë së huaj që të ushqehet e të shfrytëzojë përçarjet në vendin tonë. Qeveria ruse e ka në projekt kthimin e amerikanëve kundër njëri-tjetrit", ka deklaruar Bush.

Ai ka thënë se”agresionet e huaja, përfshirë sulmet kibernetike, dezinformatat dhe ndikim i financiar kurrë nuk duhet zvogëluar ose toleruar ".

Këto deklarata u bënë në momentin kur zyrtarë federalë po zhvillojnë hetime për përzierjen ruse në zgjedhjet amerikane dhe për bashkëpunimin e mundshëm me njerëzit nga fushata e Trumpit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme