Liderët evropianë kanë hedhur poshtë mundësinë që BE-ja të ndërmjetësojë në kontestin ndërmjet Spanjës dhe Katalonisë.
Ata thanë këtë pasi që qeveria spanjolle njoftoi se po shqyrton ndërmarrjen e hapave drejt heqjes së autonomisë për Katalonjën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, tha në margjina të samitit të BE-së në Bruksel se nuk ka vend për asnjë lloj ndërmjetësimi dhe as nisma, apo aksione ndërkombëtare”.
Tusk tha se situata në Spanjë është shqetësuese, por kriza e Katalonjës nuk është në agjendën e samitit në Bruksel.
Spanja insiston që lidhur me këtë çështje të mos diskutohet në samit.
Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, tha se askush në Bashkimin Evropian nuk do ta njohë Katalonjën si shtet sovran nëse shpall pavarësinë nga Spanja.