Botë

Vritet komandanti i lartë i militantëve pakistanezë

Një udhëheqës militant i akuzuar për disa sulme vdekjeprurëse me bomba në Pakistan, është vrarë në një aksion me dron të SHBA-së në Afganistan, ka konfirmuar një zëdhënës i grupit ekstremist.

Asad Mansoor, një zëdhënës i grupit militant Jamaat-ul-Ahrar (JuA), më 19 tetor i tha agjencisë së lajmeve Reuters përmes telefonit se udhëheqësi Omar Khalid Khorasani ka vdekur më parë gjatë ditës, transmeton rel.

"Udhëheqësi ynë ...u plagos në aksionin më të fundit ajërorë në Afganistan. Ai u plagos rëndë dhe sot ka vdekur", tha zëdhënësi.

Tetë komandantë të tjerë të lartë të grupit JuA thuhet se u vranë në sulmet ajrore me dron në Khorasani.

Pentagoni ende nuk ka komentuar zyrtarisht mbi vrasjet.

Khorasani ishte organizatori i dyshuar i një sulmi terrorist të dhjetorit 2014 në një shkollë të Peshawarut që vrau 147 persona, shumica prej të cilëve ishin fëmijë.