Spanja suspendon autonominë e Katalonjës

Spanja suspendon autonominë e Katalonjës

19 tetor 2017 10:36

Qeveria e Spanjës ka marrë vendim që të shtunën të përdor nenin 155 të Kushtetutës, i cili ia mundëson suspendimin e autonomisë politike të Katalonjës, ka konfirmuar zyra e kryeministrit.

Kabineti qeveritar ishte në një mbledhje pasi lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont njoftoi se parlamenti rajonal mund të votonte për pavarësi nga Spanja nëse qeveria qendrore dështon të merret vesh për bisedime.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme