Kumbaresha politike e Putinit, kandidate për presidencialet 2018

Kumbaresha politike e Putinit, kandidate për presidencialet 2018

19 tetor 2017 09:56

Moskë, 19 tetor – Prezantuesja televizive, Ksenia Sobçak, vajza e Anatoli Sobçak, ish-kryetar i bashkisë së Shën Petërburgut, njëkohësisht kumbari politik i presidentit rus, Vladimir Putin, njoftoi se do të kandidonte në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Ajo do të mbushë 36 vjeçe më 5 nëntor dhe në një letër drejtuar së përditshmes ekonomike ”Vedomosti” shpjegon arsyet e zgjedhjes së saj.

“Pjesëmarrja ime në zgjedhje mund të jetë në të vërtetë një hap përpara drejt trasformimit të vendit tonë, i cili ka shumë nevojë për këtë”, thotë Sobçak.

Ksenia shton se kandidatura e saj mund të shihet si një zgjidhje kundër të gjithëve.

”Unë nuk do të jem një kandidate çfarëdo, por një megafon për të gjithë ata që nuk mund të përfaqësohen. Jam e gatshme të transmetoj kritikat kundër sistemit aktual, pasi kritika të tilla ka në të gjithë spektrin politik”, thekson ajo.

i përkas asnjë partie, nuk jam e lidhur me grupime të fuqishme, nuk jam kundër por edhe nuk miratoj faktin që Krimeja të jetë ruse, dhe besoj se janë qytetarët së bashku me komunitetin ndërkombëtar dhe fqinjët tanë ata që duhet të zgjedhin se kujt i përket Krimeja”, thotë Ksenia Sobçak.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme