Botë

Pse Austria e zgjodhi Sebastian Kurzin

Problematikë janë katër shkaqet pse austriakët e zgjodhën ministrin aktual të Punëve të jashtme Sebastian Kurz për kancelar të ri të vendit, transmeton Koha.net.

Ai është kundër imigrimit

Ky 31 vjeçar ka premtuar se do të mbyllë rutat migruese për në Europë.

Përpiqet për heqjen e favoreve për refugjatë të cilët nuk kanë jetuar të paktën pesë vjet në Austri.

Përkrah politikën antimyslimane

Ka thënë se myslimanëve në Austri duhet lejuar Kuranin vetëm në gjuhën gjermane të cilin do ta miratonte Qeveria.

Kurz, përcjell al jazeera po ashtu përkrah ndalimin e bartjes së burkas. Ky vendim u mor nga Parlamenti austriak në muajin shtator.

E lëvizi partinë e vet djathtas

Kurz e e ribrendoi Partinë Popullore dhe e zvogëloi hendekun ndërmjet saj dhe të djathtës ekstreme.

Është akuzuar se idetë e fushatës i mori nga Partia e Lirisë të cilën e kishin krijuar ish-nazistë në vitet e pesëdhjeta të shekullit të shkuar.

Do të mund të bashkëpunonte me Partinë e Lirisë

Rezultatet preliminare thonë se partia e Sebastian Kurz ka fituar 31 për qind.

Shumëkush pret që Partia Popullore të bëjë koalicion me nacionalistët e populistët.