Bashkimi Evropian ka bërë të ditur sot masat e reja të sigurisë për mbrojtje nga sulmet terroriste, pas një sërë sulmesh me automobila dhe thika në disa qytete të mëdha evropiane.
Komisioni Evropian, i cili propozon dhe mbikëqyr zbatimin e ligjeve evropiane, njoftoi se masat e reja do të kontribuojnë për siguri më të mirë në tubime masive, sikurse janë koncertet dhe ngjarjet sportive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMasat e reja parashohin mjete shtesë për financimin e bashkëpunimit të policisë dhe sigurimit privat në qendrat tregtare dhe në ngjarjet e mëdha sportive.
KE për vitin 2017-2018 ka ndarë 118 milionë dollarë për mbrojtjen e hapësirave publike dhe ngritjen e vetëdijes për rrezikun potencial në tubimet publike.
Brukseli shpreson për bashkëpunim më të mirë me Algjerinë, Egjiptin , Izraelin, Jordaninë, Marokun, Tunizinë dhe Turqinë, sidomos me rastin e shkëmbimit të të dhënave personale për kryerësit e veprave penale