Berlusconi përkrah referendumin për autonominë e Lombardisë

Berlusconi përkrah referendumin për autonominë e Lombardisë

18 tetor 2017 20:41

Ish - kryeministri italian Silvio Berlusconi është prapa referendumit jodetyrues për autonomi të rajonit të vet të lindjes, Lombardisë, edhe pse nuk është i sigurt në do të mund të votojë.

Berlusconi është bashkuar me kryetarin e qeverisë lokale të Lombardisë Roberto Maronit për ta dëshmuar përkrahjen e vet për këtë rajon, transmeton Koha.net

Lombardia sikur dhe fqinja e saj Veneto në Itali, këtë të diel votojnë për autonomi më të madhe, përcjell al jazeera lajmin e AP-së.

Në pyetjen nëse planifikon të votojë, Berlusconi ka thënë se ka pyetur avokatët dhe se ende nuk është i sigurt në përgjigje.

Maroni pret që të dielën, me votën e dy të tretave në referendum, do të marrë besimin politik që në bisedat me Romën të fitojë më shumë kompetenca për Lombardinë në fushën e sigurisë, të imigrimit si dhe të kontrollit më të madh tatimor.

"Ne shpresojmë se ky referendum do të ketë përkrahje të madhe", ka thënë Berlusconi.

Votimi për autonomi më të madhe të Lombardisë dhe të Venetos bëhet në momentin kur kryetari katalunas Carles Puigdemont duhet të sqarojë në e ka shpallur ose jo pavarësinë.

Në të kundërtën, sipas paralajmërimeve, Spanja do ta marrë kontrollin ndaj Katalunjës e cila më 1 tetor mbajti referendumin për pavarësi .

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme