Botë

Dënohet revista franeceze, vendos këngëtarin vrasës në kopertinë

Revista franceze, Les Incrockuptibles ka kërkuar falje pasi që ka vendosur këngëtarin e akuzuar për vrasje në numrin e fundit.

“Les Incrockuptibles” është kritikuar ashpër pasi që ka vendosur Bertand Cantat, këngëtarin që është akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, Marie Trintignant, në kopertinën e numrit të fundit, shkruan The Guardian, transmeton KP. Cantat është shpallur fajtor dhe ka vuajtur dënimin e prej 8 vitesh në një burg në Francë. Gjykata ka raportuar që ai kishte goditur të dashurën e tij Marie Trintignant në mënyrë të përsëritur në kokë dhe kishte pritur orë të tëra deri sa ka thirrur ambulancën. Orë më vonë, Trintignant vdiq në spital.

Elle Magazine ka publikuar një editorial dhe e ka quajtur atë “Në emër të Marisë”, në përkujtim të gjitha viktimave të dhunës.