Botë

Në Evropë janë kthyer 1.500 persona që kanë luftuar për DEASH-in

Koordinatori i Bashkimit Evropian (BE) për luftën kundër terrorizmit, Gilles de Kerchove, tha se në vendet Evropës janë kthyer 1.500 persona që kanë luftuar në radhët e DEASH-it, në Irak dhe Siri.

Kerchove, i cili ka vizituar Tunizinë në kuadër të takimeve zyrtare, në një takim me ministrat e punëve të brendshme, mbrojtjes dhe drejtësisë të Tunizisë, ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në çështjen e luftës kundër terrorizmit.

Pas takimeve, në një konferencë për shtyp në zyrën e BE-së në Tunus, Kerchove tha se, "Sipas të dhënave të BE-së, në vendet Evropës janë kthyer 1.500 persona që kanë luftuar në radhët e DEASH-it, në Irak dhe Siri", transmeton AA.

"Me qëllim për t’u përballur me problemet që rriten për shkak të kthimeve të luftëtarëve evropianë të lidhur me DEASH-in, Evropa duhet të mbrojë kufirin e saj dhe të marrë masat e duhura", ka theksuar Kerchove, duke shtuar se marrëdhëniet mes BE-së dhe Tunizisë janë të forta.

Ai është shprehur se është i nevojshëm një bashkëpunim i fortë për shkak të problemeve si ekstremizmi dhe trafikimi.