Trump: SHBA mbështesin Greqinë të rimëkëmbet nga kriza

Trump: SHBA mbështesin Greqinë të rimëkëmbet nga kriza

17 tetor 2017 23:37

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se Shtetet e Bashkuara mbështesin Greqinë, ndërsa ky vend rimëkëmbet nga kriza ekonomike.

Presidenti Trump u takua të martën në Shtëpinë e Bardhë me Kryeministrin grek Alexis Tsipras. Pas takimit, të dy udhëheqësit mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Trump tha në konferencën e shtypit se të dy krerët diskutuan mbi mbrojtjen, energjinë, ekonominë dhe tregtinë.

Ai vlerësoi Greqinë për shpenzimet e saj në fushën e mbrojtjes si anëtare e NATO-s dhe tha se Shtetet e Bashkuara mund t’i shesin Athinës avionë luftarakë F-16, me një vlerë prej 2.4 miliardë dollarësh, një veprim që sipas presidentit do të krijonte mijëra vende pune në Shtetet e Bashkuara.

Nga ana e tij, kryeministri Tsipras tha se vendi i tij ka bërë përparime ekonomike, dhe se bashkëpunimi i Greqisë me Shtetet e Bashkuara po bëhet “gjithnjë e më i rëndësishëm”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme