Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protesta në shumë qytete të Katalonjës

Madrid, 17 tetor - Arrestimi i drejtuesve të organizatave joqeveritare katalonjase pro-pavarësisë nga Spanja ka shkaktuar fillimin e protestave në Katalonjë.

Jordi Sanchez dhe Jordi Cuixart, liderët e organizatave joqeveritare pro pavarësisë "Asambleja Kombëtare e Katalonjës" (ANC) dhe "Omnium Cultural" u arrestuan dhe u dërguan dje në burg për dyshimin se ngritën popullin katalonjas kundër forcave të sigurisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arrestimi i Sanchez dhe Cuixart shkaktoi protesta në të gjithë rajonin që nga nata e djeshme. Në shumë qytete të Katalonjës, si Barcelona, Girona dhe Tarragona, grupe të vogla të mbështetësve të pavarësisë u mblodhën në sheshe, ose para ndërtesave të qeverisë autonome dhe prefekturave duke u përpjekur që të tregonin reagimet e tyre duke përplasur tenxheret dhe tavat që kishin sjellë me vete.