Botë

Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Madrid, vdes piloti

Descriptive Text

Një aeroplan ushtarak është rrëzuar në periferi të Madridit të martën duke shkaktuar vdekjen e pilotit, ka njoftuar ministria e Mbrojtjes në Spanjë.

Aksidenti ndodhu gjatë ngritjes së aeroplanit nga baza ushtarake.

Fotografitë në rrjete sociale kanë treguar tymin e madh që dilte nga vendi i aksidentit.

“Si pasojë e aksidentit, që ndodhi gjatë manovrave, piloti i aeroplanit ka vdekur”, ka njoftuar ministria në Twitter.