Botë

Konfirmohet për 300 të vdekur nga sulmet terroriste në Somali

Të paktën 300 persona është konfirmuar që kanë humbur jetën pas një bombardim të dyfishtë që ka ndodhur në Mogadishu, kryeqytetin somalez. Sulmi ka ndodhur të shtunën dhe është shënuar si sulmi më vdekjeprurës në historinë moderne të Somalisë.

Ekipet ndihmëse kanë nxjerrë trupat e pajetë nga rrënoja dhe u kanë dhënë ndihmën shumë personave në rrezik gjatë të hënës, ka thënë oficeri i policisë somaleze, Ahmed Ibrahim.

Më shumë se 30 persona janë lënduar konsiderueshëm nga ky shpërthim të hënën nga forcat ajrore pasi që ministri turk i shëndetësisë arriti në kryeqytetin somalez, Mogadishu.

Shtëpia e Bardhë ka adresuar një deklaratë duke e dënuar ashpër këtë sulm, duke i quajtur grupet terroriste si “armiq të gjithë qytetarëve të botës”. Sipas kësaj deklarate, në mesin e viktimave ka pasur edhe qytetarë amerikanë, shkruan CNN.

Qytetarët në lindje të kontinentit afrikan, Mogadishu ka përjetuar nivel të lartë të dhunës viteve të fundit. Al-Shabaab, grup militant i klanit të Al Qaeda-s ka planifikuar edhe më parë sulme të tilla në këtë rrethinë. Por, ende nuk ka përgjegjës për sulmet e së shtunës.

Grupi terrorist, Al Shabaab ka sulmuar edhe më pare shtetet afrikane, sidomos Keninë. Në shtator të 2013-tës, një pjesëtar i këtij grupi ka sulmuar qendrën tregtare Westgate Shopping Mall në Nairobi, duke lënë të vdekur të paktën 67 persona.