Botë

Stuhia Ophelia merr tre jetë në Irlandë

Stuhia Ophelia, me erëra që arrinin deri në 150 kilometra në orë, në brigjet perëndimor të Irlandës shkaktoi tre të vdekur.

Si pasojë e kësaj stuhie pati ndërprerje të energjisë elektrike dhe shumë pemë u rrëzuan.

”Një grua 50 vjeçe humbi jetën si pasojë e një aksidenti me veturë të shkaktuar nga rrëzimi i një peme, ku edhe një 70-vjeçar u plagos”, theksoi policia.

Në veri të Dundalk, pranë kufirit me Irlandën e Veriut, një person humbi jetën si pasojë e rrëzimit të një peme mbi automjetin që po drejtonte.

“Dëshiroj që të jetë e qartë për të gjithë se kjo është një krizë kombëtare, një alarm i kuq që prek të gjithë, të gjitha qytetet, të gjitha zonat”, theksoi kryeministri, Leo Varadkar.

Autoritetet kanë mbyllur të gjitha shkollat, shumë shërbimet publike, të transportit dhe tregtisë duke iu kërkuar banorëve të mos dalin nga banesat.