Botë

FBI-ja hedh dritë mbi “Sputnikun”, rrjetin rus që përhap propagandë

Më 23 janar të vitit 2017, ditën që e filloi punën si korrespondent në Washington i agjencisë ruse të lajmeve “Sputnik”, Andrew Feinbergut iu dërgua një kopje e “udhëzimeve për stil”, përmes të cilave shpalosej misioni i kësaj organizate.

Dokumenti 103-faqesh për botime i kompanisë bazë të “Sputnikut”, pronë e Kremlinit, “Rossiya Segodnya”, e bënte të qartë se neutraliteti tradicional gazetaresk nuk ishte mandat i kompanisë. Në vend të kësaj gazetarëve të “Sputnikut” iu tha se lexuesve duhet t’iu ofrojnë “pikëvështrimin rus” dhe “ta ruajnë besnikërinë” ndaj vendit, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e “YahooNews”.

“Qëllimi ynë është informimi i audiencës ndërkombëtare për qëndrimin politik, ekonomik dhe ideologjik të Rusisë, si në çështjet lokale, ashtu edhe ato globale”, shkruante në udhëzim. “Për ta arritur këtë qëllim, ne duhet gjithnjë të mundohemi të jemi objektivë, por në të njëjtën kohë duhet t’i kemi parasysh interesat shtetërore të Federatës Ruse”.

Manuali

Ky manual, i shkruar në anglishte, është në mesin e 10.000 porosive interne të “Sputnikut”, të cilat Feinbergu ia ka dorëzuar FBI-së, që është duke e hetuar agjencinë për shkeljet e mundshme të ligjit që parasheh që agjentët e shteteve të huaja të regjistrohen në kuadër të Departamentit të Drejtësisë.

Manuali duket se bie në kundërshtim me pretendimet e vazhdueshme të drejtuesve ekzekutivë të “Sputnikut” se ata i përcjellin standardet tradicionale të gazetarisë dhe veprojnë të pavarur nga Kremlini.

Për shembull, në gusht, kur “Sputnik” kishte hapur degë në Skoci, kryeredaktori dhe drejtori i kësaj agjencie lajmesh, Nikolai Gorshkov, i kishte thënë një agjencie lokale lajmesh. “Askush nuk më ka thirrur ndonjëherë nga Moska”.

“Mund t’ju siguroj se nuk ka ndonjë agjendë të fshehtë”, ka thënë Gorshkov... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. https://online.koha.net/?id=22