Botë

Adhuruesit suedezë të Trumpit i përgjojnë gazetarët

Është një uebfaqe që e përshkruan veten si nisma e qytetarëve që shtrojnë pyetje që nuk i bëjnë as mediat tradicionale. Kritikët e saj thonë se është një “fabrikë e madhe e së djathtës”, qëllimi i vetëm i së cilës është poshtërimi dhe njollosja e kundërshtarëve.

“Gransking Sverige” përkthehet si “Të vlerësosh Suedinë”, shkruan sot “Koha Ditore”. Faqja virtuale u bën thirrje ndjekësve të saj që t’u shtrojnë gazetarëve një listë me pyetje për mënyrën se si i mbulojnë disa zhvillime politike nëpër mediat e tyre.

Ksenofobia

“Do të thosha se tema qendrore është ksenofobia. Atyre nuk u pëlqejnë emigrantët”, thekson Mathias Stahle, gazetar hulumtues i gazetës së njohur suedeze “Esklstuna-Kuriren”.

“Ata do të donin të lexonin më shumë gjëra pozitive për Donald Trumpin, do të preferonin që të shihnin lajme pozitive për Rusinë moderne dhe duan që të ketë pikëpamje pozitive për neonazistët” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.