Në mbledhjen e sotme të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Luksemburg, është përsëritur përkushtimi për perspektivën në BE të Bosnjë-Hercegovinës si shtet i vetëm, i bashkuar dhe sovran.
Ministrat e jashtëm i kanë miratuar konkluzionet ku shprehet keqardhje për “retorikën përçarëse me origjinë në të kaluarën, ndërsa agjenda e zgjedhjeve të parakohshme gjatë muajve të fundit i ka ngadalësuar reformat dhe ka ndikuar në klimën politike” në Bosnjë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistrat, po ashtu, kanë kërkuar që Sarajeva “t’i shtoj përpjekjet për funksionimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e radikalizimit”.
Bosnja ka mbetur prapa fqinjëve të vet në rrugën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Marrëveshja për Asociim ndërmjet BE-së dhe Bosnjë-Hercegovinës ishte nënshkruar në vitin 2008, por ajo nuk kishte hyrë në fuqi deri në vitin 2015, kryesisht për shkak të mungesës së progresit të Bosnjës në reforma.