Botë

Puigdemont nuk arrin të sqarojë qëndrimin e tij për pavarësi të Katalonjës

Lideri katalanas Carles Puigdemont, sot nuk arriti të sqarojë nëse ka shpallur pavarësinë e Katalonjës nga Spanja.

Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy, i kishte dhënë kohë deri sot, ditë e hënë, në orën 10:00 për të qartësuar qëndrimin e tij, dhe deri të enjten për të ndryshuar mendje nëse insiston në ndarje, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

Megjithatë në letrën e Puigdemont drejtuar Rajoy, ai nuk përgjigjet drejtpërdrejtë në pyetje, por thotë se do të takohen sa më shpejt që të jetë e mundur për të hapur një dialog gjatë dy muajve të ardhshëm.

“Oferta jonë për dialog është e sinqertë pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur”, thuhet në letrën e Puigdemont.